Kush jemi Ne? Historik i shkurter rreth kompanise.

Mobileri “Erald” sh.p.k realizon prodhimin në bazë të kërkesës, e cila vjen nga partnerët tanë në Shqipëri, Kosovë, Mal iZi, Greqi, Gjermani, Belgjikë dhe Angli.

Mobileri “Erald” sh.p.k me adrese Qereke, Kruje , Km 13 ne Autostraden Tirane – Fushe Kruje, Shqiperi ka filluar aktivitetin e saj që më 08.10.1997 në fushën e prodhimit dhe tregtimit të mobiljeve prej druri dhe materialeve ndihmëse.

Sot nëvitin 2015 Kompania zotëron një hapësirë të përgjithshme prej 15.000 m2, nga të cilat 5.500 m2 janë ndërtesa për prodhimin e mobiljeve dhe 1.500 m2 ekspozitë, 45 punëtorë, ku midis tyre, specialist të cilët mbartin kualifikime e kompetenca profesionale të padiskutueshme.

Nëfillim Kompania zotëronte 2000 m2 ambiente prodhimi dhe 10 punonjës.

Kompania sot disponon kapacitete prodhuese dhe specialistë e një staf drejtues të kualifikuar. Ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh si kolltukë, poltrona, karrike, tavolina,  stola, mobilje për zyra e shkolla, dhoma gjumi të modeleve dhe materialeve të ndryshme.

Misioni ynë është zgjerimi i tregut si dhe plotësimi i kërkesave të tregut me çdo lloj artikulli të mobilimit dhe për çdo lloj hapësire.